Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend lidhur me ecurinë e bisedimeve për reformën zgjedhore duke theksuar se në kushtet e BE-së nuk kërkohet konsensusi por një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR të miratuar në Parlament, duke paralajmëruar kështu kreun e opozitës Lulzim Basha.
“BE për herë të parë në historinë vet ndërhyn në një çështje të politikës së brendshme që është zgjedhja e një sistemi dhe kodi zgjedhor që të gjitha vendet e kanë sipas Parlamentit dhe vullnetit të tyre, kjo falë gjithë baltës, sherrit e rrëmujës që u stimulua me dhunë nga pala që nuk mungon këtu sot për të imponuar të tjera gjëra. E rëndësishme që të sjell këtu në vëmendje të të gjithëve një element. Në draftin e Bundestagut para se të kthehej në dokument të aprovuar e të marrë e përfshirë në dokumetin e misionit evropian dhe miratuar nga këshilli, në variantin e parë ishte konsensusi dhe është hequr konsesusi në atë variant, pikërisht për të mos lejuar asnjë pale që të marrë peng zgjidhjen. Atje thuhet: Një reformë zgjedhore me rekomandimet e OSBE-ODIHR e miratuar në Parlament”, tha Rama.
Brukseli pret një marrëveshje nga ne tha ai dhe nuk duhet të humbim kohë. Në 2020 tha Rama politika ka nevojë akoma për ambasadorë.
