Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

09:56 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
u6 Kadare Generalul Gjenerali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur nuk kishin kaluar ende 3 muaj nga dalja në rumanisht e  “Kalorësit me skifter”  shtëpia botuese “Humanitas” solli një tjetër vepër të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Si të gjitha veprat e tjera edhe ky roman është sjellë në gjuhën rumune nga përkthyesi i njohur Marius Dobresku.

u6 Kadare Generalul Gjenerali 1 1

Lajmin për këtë prurje jubilare e dha vetë Drejtorja e shtëpisë botuese “Humanitas” Denisa Komënesku e cila u shpreh: “Ismail Kadare është nga të rrallët shkrimtarët evropianë që meriton prej kohësh të nderohet me çmimin “Nobel”. Është i kandiduar prej vitesh të tëra edhe në listat e basteve letrare, ndaj shpresojmë që ai të marrë këtë çmim, ndoshta vitin që vjen në 85-vjetorin e tij”.

Ky është edicioni i tretë i botimit të këtij romani. Botimi u krye në kuadër të serisë me titull “Rafti i Denisës”.

Dy botimet e tjera kanë dalë në vitin 2002 ku sërish ishte shtëpia  “Humanitas”  ndërsa 10 vjet më parë ishte shtëpia botuese “Polirom” (2010) që e kishte botuar.

Në kopertinën e “Gjeneralit” të 2020-ës shtëpia botuese ka veçuar një cilësim që gazeta amerikane “Nju Jork Taims” i ka bërë shkrimtarit tonë: “Ismail Kadare, një romancier i madh i botës”. Ndërkohë edhe në njoftimin për daljen e romanit, shtëpia botuese sërish ka veçuar dy qëndrime që kritika britanike dhe ajo franceze kanë bërë për shkrimtarin e madh shqiptar:

“Independent on Sunday” shkruan:  “Kadare është krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Oruellin duke pasur në të njëjtën kohë një zë unik, universal por dhe thellësisht të ligjëruar nga origjina e tij”

Ndërsa nga “Le Monde” citon: “Ajo që bën përshtypje që në fillim është ironia e hollë e autorit: gjenerali i tij italian nuk është karikaturë. Ka virtyte, kryesori ishte  që nuk beson përveçse përgjysëm në misionin e tij. Dhe ka më shumë të meta: sidomos atë që tregon një indiferencë të papritur për çdo gjë”.

Por ardhja e një libri në duart e lexuesve është një ngjarje emocionale edhe për atë që e ka mundësuar sjelljen në gjuhën e rumunëve, përkthyesin vetë.

Marius Dobrescu (Marius Dobresku) është i vetmi specialist i gjuhës shqipe që gëzon besimin dhe miratimin nga shkrimtari Ismail Kadare për të përkthyer veprën e tij. Duke ja vlerësuar punën, shkrimtari i shquar është shprehur se ai është: “përkthyesi më i mirë dhe më besnik i tij”./ Për Tirananews.al nga Entela Binjaku.

Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur ribotohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.