Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për çështjen e arrestimit të ish-senatorit italian Sergio De Gregorio. Në shkrim thuhet se De Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare.
Sot kryeministri Rama ka sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i treguar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’.
“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan Rama.
Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!https://t.co/lz8yAHky2I
— Edi Rama (@ediramaal) June 5, 2020