Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Provimet e maturës nisin të hënën. Nxënësit rrezikojnë të humbin provimin nëse do të kenë temperaturë më të lartë se 37, 5

19:24 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto matura 11495701730
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e hënë nis sezoni i provimeve të maturës shtetërore, me lëndën e gjuhës së huaj, për të vazhduar me datë 11 qershor me gjuhën shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor.

Këtë vit ministria e Arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme për zhvillimin e maturës shtetërore, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Nxënësit rrezikojnë të humbin provimet nëse do të kenë temperaturë më të lartë se 37, 5 ditën e provimit. Në këtë rast maturanti do të mund ta japë provimin në sezonin e vjeshtës.

Sipas rregullores një ditë para provimit, drejtuesi i shkollës duhet të konfirmojë në zyrën vendore arsimore se mjedisi përmbush kushtet-higjeno sanitare dhe distancimin fizik. Ndaj drejtorit do të merren masa administrative nëse nuk do të respektohet rregullorja e maturës shtetërore. Ambientet ku do zhvillohet provimi duhet të jenë të ajrosura dhe të higjenizura dhe në një klasë numri i nxënësve do të variojë nga 10-15.

Provimi do të nisë në orën 10 dhe do të zgjasë dy orë. Maturantëve para se të hynë në shkollë do t’ju matet temperatura, do ju dezifektohen duart dhe do të duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Këtë vit janë mbi 31 mijë maturantë që do tu nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore dhe ndryshe nga më parë testi do të jetë i gjithi me alternativa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.