Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mat/ 11 vjet më parë u premtua “Koridori i Matit”, ndërkohë tani rruga është në gjendje kritike (Foto)

21:00 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kord
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fushatën e zgjedhjeve politike të qershorit 2009 Partia Demokratike u mburr dhe e bazoi gjithë fushatën në ndërtimin e rrugës Zenisht-Urakë, madje atë e pagëzuan me emrin “Koridori i Matit”. Drejtuesit lokal të PD-së dhe kandidatët për deputetë deklaruan se ky “koridor” do të bashkonte Rrugën e Kombit me atë të Arbërit. Për ta bërë fakt të kryer demokratët varën një banderolë pranë Urës së Matit, në fshatin Zenisht.

Vite më para ky aks i rëndësishëm u ndërtua, por rruga mbeti në mëshirë të fatit, pa pronarë dhe pa mirëmbëjtje. Mjetet e tonazhit të lartë, mungesa e kanaleve ansore, rrëshqitjet, agjentët atmosferikë e dëmtuan trasenë e rrugës në shumë segmente të saj. Rruga mbeti jetime ndërkohë miliona lekë shkuan dëm.

Por situata vijon të mbetet kritike në këtë rrugë pasi ka dëmtime kudo. Pjesa më problematike mbetet ajo në afërsi të urës së Urakës, në Perlat, në fshatin Zenisht e Shoshaj. Drejtuesit e mjeteve shprehen se gjendja e rrugës u shkakton kosto të mëdha në mjetet e tyre.

Aksi rrugor në fjalë është një investim i qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por me reformimin territorial të vitit 2015 kjo rrugë nuk u kalua në inventar të pushtetit vendor, por as ARRSH nuk pranoi ta kishte në inventar.

ura
urake
korid

Kritike mat rruga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.