Një lajm që të gjithë po e prisnin prej kohësh, dhe bëhet fjalë për dy reperët më të njohur, Ledri Vula dhe Capital T, të cilët janë bashkuar për të sjellë një projekt së bashku që pa dyshim do të jetë hiti i verës.
“Iconstyle” ka siguruar foto nga skena e xhirimeve, ku dy reperët kanë pozuar me fansat e tyre, që duket s’e nuk e kanë mbajtur dot lajmin e bukur për vete por na e treguan edhe ne.
Ledri dhe Kapo shfaqen të veshur me këmisha verore teksa xhirojnë në një vend të rrethuar me kodra të gjelbëruara, ndërsa ne u bëmë tepër kuriozë për këtë bashkëpunim.
Dyshja nuk ka ndarë ende asnjë lajm lidhur me këtë projekt, mirëpo nuk kanë munguar “paralajmërimet” se gjëra të bukura po vijnë.