Shkon në 1263 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, me 17 raste të reja në 24 orë.
Sipas MSH-së, tetë raste në Tiranë, gjashtë në Shkodër dhe tre në Kamzë
Janë testuar dhe 19 personel shëndetësor ku tre kanë rezultuar pozitivë nga kontaktet e mëparshme. Numri i rasteve në spitalin infektiv është shtuar ndjeshëm, teksa 34 persona janë të hospitalizuar, 6 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
