Zoti më ka bekuar me dy djem. Si mama djemsh nuk jam e sigurt se çfarë do të bëja me një vajzë, por di ç’do të thotë të rritësh djem. Në 14 vitet e mia si nënë kam përjetuar disa ndjesi, të cilat dua t’i ndaj me nënat e tjera që e gjejnë veten në të njëjtën varkë:
# 1. Bërja e çiçit kudo dhe gjithë kohës. Ndonjëherë ai në fakt e bën në tualet, por më shpesh në perden e dushit? Po. Dhe në dysheme? PO. Murin e banjos po aq shumë…ehh dhe mbi mua? Më shpesh se sa ju do të mendoni. Çiçi është steril kam dëgjuar, le të lutemi për këtë…
# 2. Bëhuni gati që të keni “dëshmitarë” ushqimi kudo ku ulën djemtë tuaj nëpër shtëpi. Gjithkund…edhe në jastëkun tuaj, divan, tavolinë kuzhine, asgjë nuk është e shenjtë. Dikush të më ndihmojë. Kjo lloj sjelljeje do të përmirësohet kur ata të rriten dhe pak apo unë duhet të gjejë një vend diku tjetër për të jetuar.
# 3. Nuk do të ketë gjak, por do të ketë lot… shumë lot. Djemtë kanë ndjenja gjithashtu, madje kanë shumë ndjenja…
# 4. Është krejtësisht normale për djemtë e mi që zgjidhjen e një problemi ose debati e e gjejnë duke shtyrë ose u kacafytur me njëri-tjetrin dhe pastaj qajnë pak. Zakonisht merr fund zënka pas kësaj dhe ata vazhdojnë të luajnë si më parë. Shumicën e kohës unë në fakt e vlerësoj këtë strategji për zgjidhjen e problemit dhe kam menduar që ta bëj pjesë të jetës time si e rritur.
# 5. Si një nënë djemsh ju do të jeni e detyruar të silleni sikur ua ndjen shumë për gjëra të tilla si “Poëer Rangers” dhe gjithë dinastinë e Rangers e cila është shumë e madhe. Shtoni kësaj dhe heronjtë, Breshka Ninxha, dhe çdo ninxha tjetër i bezdisshëm dhe tërësisht joreal ose betejat e karikaturave, robotëve, brejtësve ose breshkave të një madhësie të pazakontë. O zot mos harroni bisedat pa fund për Spiderman dhe Superman…
# 6. Gazrat e tyre gjithmonë do t’ju bëjnë për të qeshur… Gjithmonë…
# 7. Harrojini lodrat e shtrenjta, asgjë nuk bën për argëtim më mirë se një grumbull rrangullinash.
# 8. Nuk ka rëndësi se çfarë marke ia blini xhinset, ato do të kenë vrima menjëherë ose herën e dytë nëse si keni vënë re…
# 9. Nëse jeni si unë dhe nuk mund t’i besoni gërshërës tuaj duhet të jeni të përgatitura për të shpenzuar një pasuri të vogël në prerje flokësh çdo muaj…do të hiqni ca lekë mënjanë nga buxheti juaj i kafeinës…
# 10. Djemtë kanë një dëshirë të pakufizuar për çdo lloj loje sportive dhe i duan skuadrat të barabarta. Ju lutem zgjidhni lagjen tuaj në përputhje me rrethanat në mënyrë që të realizoni skuadrat e futbollit siç duhet…
# 11. “Hiqeni dorën nga pantallonat!” është diçka që ju në të vërtetë nuk do ta thoni vetëm si një rregull, por disa herë në ditë.
# 12. Duke pasur vetëm djem nuk do të thotë se përvoja ime prej nëne është disi e paplotë, sepse unë nuk kam një vajzë. Unë jam e sigurt se vajzat janë të mrekullueshme, por tashmë e kam marrë pjesën time…dy djem që nuk më lënë asnjë minutë të lirë që t’i lutem Zotit për ndonjë vajzë…