Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ISHP deklaron se të infektuarit e fundit morën pjesë në protestat për Teatrin

17:13 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
proteste 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë në vendin tonë, që prej nisjes së pandemisë së coronavirus janë shënuar 36 të infektuar në një ditë. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja tha për Euronews Albania se shtimi i rasteve ishte i pritshëm me hapjen graduale të të gjitha aktiviteteve në vend, por shifra e sotshme ishte jashtë parashikimeve.

Sipas saj numri i lartë lidhet me aktivitete dhe grumbullime që janë kryer para dy javësh, duke iu referuar kështu protestave të 17 dhe 18 majit për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Dhe sipas përllogaritjeve që ka bërë ISHP, infektimi vjen deri 14 ditë pas prekjes së personit nga koronavirusi.

Daja tha se me të infektuarit e rinj kanë nisur të frekuentohen masivisht poliklinikat dhe spitalet. Znj. Daja theksoi se tregues i vërtetë i gjendjes është numri i të shtruarve në spital, që sipas informacioneve nga Spitali Infektiv dhe urgjenca ka ardhur duke u rritur gjatë ditëve të fundit.

Teksa e përjashtoi si mundësi rikthimin e masave kufizuese, të cilat do të rëndonin më tej ekonominë, mjekja tha se në këtë situatë mbetet në dorë të qytetarëve, të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm me higjienën personale, distancimin social dhe përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.