Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Jo edukatë seksuale në shkolla por edukatë fetare”/ Ahmed Kalaja: Më është nxjerrë fjala nga konteksti, ja çfarë dua të them…

19:01 / June 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ahmed Kalaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ne gjithmonë e kemi thënë, edukata fetare duhet të futet në kurrikulën arsimore, sepse edukata seksuale ka kohë që është futur dhe ja çfarë prodhon. Nëse ne themi se islami ndalon imoralitetin dhe zinanë (marrëdhëniet jashtë martesore) dhe dënimin më të kobshëm në islam e ka zinaja dhe imoraliteti, na thoshin, po çfarë flisni ju, si i diskutoni këto tema? E kur ndodh njeriu e kupton largpamësinë dhe madhështinë e kësaj feje. Protesta për moralin duhet të nisë nga shtëpitë tona, nga familjet tona, duke i edukuar me frymën e dashurisë për Zotin dhe botën tjetër”.

Kjo është një deklaratë e thënë nga imam i Xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, pas lajmeve tronditëse që kanë tronditur mbarë opinionin publik këto kohë, ku janë bërë publike disa ngjarje të abuzimit seksual. Ndërkaq, kjo ligjëratë fetare u perceptua sikur imami ka thënë se edukata seksuale nuk duhet të zhvillohet në shkolla. Por i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai e hodhi poshtë këtë hipotezë dhe tha se fjala i është marrë jashtë kontekstit. Kalaja sugjeroi që në kurrikulat shkollore të implementohet dhe edukata fetare, si një lëndë me zgjedhje, duke ndjekur kështu dhe shembullin e shumë vendeve në botë. Në këtë lëndë sipas imamit, do të flitet për dashurinë për prindërit, gjyshërit, të moshuarit dhe i bëhet thirrje të rinjve për të ruajtur lidhjet farefisnore.

“Edukata seksuale nuk është në kurrikulën arsimore por është diskutuar shumë që të futet. Unë e kam bërë në mënyrën e paradoksit, si do të futet edukata seksuale, ndërsa edukata fetare është më e mirë sa i takon vlerave, dashurisë për prindërit. Ideja ishte që është shumë e nevojshme që edukata fetare të jetë në shkolla si një alternativë për ata që dëshirojnë. Të jetë një lëndë me zgjedhje dhe jo me detyrim, të jetë diçka alternative. Qëllimi ka qenë nevoja për mësimin e edukatës fetare. Ne kemi shembuj shumë në Evropë, siç është Norvegjia, Finlanda, Greqia, Suedia, Gjermania, të gjitha këto shtete e kanë në shkolla lëndën e edukatës fetare. Kjo ligjëratë është nxjerrë nga konteksti, fjalitë nxirren nga kontesti. Unë i kam mëshuar faktit, që e kam parë paradoksale të ketë në kurrikul edukata seksuale, unë them të ketë dhe një lëndë për edukatën fetare. Edukata fetare është shumë e gjerë, nënkupton dashurinë për prindërit, gjyshërit, të moshuarit, të ruajmë afërsitë farefisnore. Një pjesë e mirë e shoqërisë tonë ka rënë viktimë e një thirrje fetare ekstremiste. Për këtë arsye është e nevojshme të ketë një verdikt të saktë sesi predikohet islami. Ky ka qenë sensi, s’ka qenë vetëm për fjalët e fundit. (Pra tërhiqesh, edukata seksuale duhet në shkolla) Unë nuk e them këtë kurrë përkundrazi, edukimi i mirë por edhe i duhur dhe ushqimi fetar do të na largoj nga situata problematike. Kurrë nuk do të jetë ky shkaku i saj. Kur e dëgjova nga ju (i referohet një video që u transmetua në studio ku shihet imami duke mbajtur ligjëratën) duket sikur tingëllon ashtu, por nuk ka qenë ai qëllimi”, tha Imami.

Ahmed Kalaja imam i Xhamisë “Dine Hoxha”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Laerti bën deklaratën e rëndë, reagon Ahmed Kalaja

18:02 / April 6, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.