Pas personelit shëndetësor, testit serologjik do ti nënshtrohet edhe linja e dytë e riskut në përballjen me Covid-19, efektivët e policisë së shtetit. Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, tha për Rtv Ora se objektivi është të shtrihet edhe në popullatën e gjerë.
“Në mbi 2300 testime në personelin, vetëm 7% e tyre kanë rezultuar të përballur me Covid 19, kanë prezencë të antikorpeve. Pjesa tjetër nuk është përballur.Është fokusuar në dy grupe kryesore, personeli shëndetësor si linjë e parë dhe personeli i policisë së shtetit. Do të jetë ky grup i dytë i riskut për tu vlerësuar.Tendenca është për t’u shtrirë edhe në popullatën e gjerë.Task-forca e ka vlerësuar një mundësi të tillë për të krijuar një kampion të caktuar.Është një datë e papërcaktuar”, tha Tomini.
