Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Egbo u përgjigjet aludimeve të Gjicit: Thashetheme, i kemi detyruar të luanin si dëshironim

23:30 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Egbo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emanuel Egbo nuk ka pëlqyer shumë deklaratat që janë shfaqur pas kësaj fundjave, kur skuadra e tij mundi 5-0 me shumë lehtësi Luftëtarin. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i pari që filloi të aludonte se kundërshtarët nuk impenjoheshin maksimalisht përballë bardhebluve.

“Nuk kam nevojë të komentoj, është thashethem që secili ka të drejtë ta shprehë si do. Ne vlerësojmë çdo kundërshtar që do të kemi, çdo ndeshje është si një finale. Luftëtari apo Flamurtari janë ekipe që nuk falin asgjë, ne nuk kemi lejuar kundërshtarët të na luajnë, I kemi detyruar të luajnë si kemi kërkuar dhe kemi marrë rezultatet që kemi kërkuar”, ishte përgjigja e trajnerit të Tiranës për RTSH.

Ndërkohë, Egbo vazhdon të thotë se skuadra do të marrë ndeshjet me radhë e do të ketë objektiv edhe Kupën e Shqipërisë. “Kemi ndeshsen në Kupë pasnesër dhe aty e kemi mendjen. Pas ndeshjes në Kupë fillojmë e mendojmë për ndeshjet e kampionatit. Siç kam thënë, i marrim ndeshjet një nga një, kur mbaron kemi ndeshjen e radhës. Po luftojmë nga të dy krahët, do të futemi në fushë gjithmonë për të marrë maksimumin dhe të shohim si do të ecë”, vijoi ai.

Atë nuk e shqetësojnë zërat e merkatos dhe duket se ka arritur të mbyllë edhe debatet e hapura sa i përket sjelljes së Ngo në fundjavë. “Si e ka thënë edhe presidenti , vetëm për Muçin di, nuk e di unë ku është dëgjuar ky lajm për Bathën. Vetëm atë di në klubin tim. Ngo? Çfarë ndodh brenda familjes e kemi zgjidhur dhe jemi të qetë, nuk ka problem që na shqetëson”, deklaroi Egbo.

aludimeve Egbo gjicit luanin Thashetheme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.