Një shi i rrëmbyshëm që ka filluar rreth një ore më parë, ku siç shihet edhe nga pamja e fotos së mësipërme ka mbuluar rrugët kryesore, pedonalen e qëndrës së qytetit Librazhd, parkingjet dhe fushën sportive.
Raportohet nga banorë të zonës se në disa biznese uji ka vërshuar brenda ambjenteve të tyre duke shkaktuar dëme ekonomike.

