Pas gati dy vjetësh që nga përpjekjet e fundit, Athina zyrtare thotë se do të rifillojë negociatat për Shqipërinë për delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike, një dosje e njohur si pakti detar. Deklarata më e re është bërë të mërkurën nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, pasi Greqia nënshkroi një ditë më parë të njëjtën marrëveshje me Italinë.
“Do të fillojmë të flasim përsëri me Shqipërinë. Një marrëveshje u arrit me Shqipërinë në 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Dhe për fat të keq me unanimitet. E kam lexuar vendimin. Greqia ka një ambicie. Sipas ligjit ndërkombëtar, të pajtohet me të gjithë fqinjët e tij. Të gjithë. Dhe me Turqinë. Dhe për të përcaktuar zonat ekonomike, për të mirën e shoqërive dhe popujve. Në këtë rrugë, të cilën e kemi filluar që nga fillimi, do të ecim përpara. Sepse është marrëveshja e dytë e nënshkruar gjatë qeverisë Mitsotakis”, tha Nikos Dendias. / tirananews.al
