Një 23- vjeçare është aksidentuar pasi është përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë.
NJOFTIMI
Më datë 11.06.2020, rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
