Ndeshja që nis në orën 20:45 mund të jetë përcaktuese për kreun e Grupit C1, që garanton njëkohësisht ngjitjen një ligë më lart, një vazo më të mirë në shortin e kualifikuesve të Europianit si dhe një vend të sigurt në play-off të këtij turneu.
Trajneri Maran ka bërë pak lëvizje në rreshtimin e skuadrës së tij duke kristalizuar një formacion tip, duke respektuar pritshmërinë më dublimin në krahun e majtë të Pilos dhe Mitajt, ku lojtari i AEK është më i avancuar në rreshtim.
Në portë kthehet Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë ndaj finlandezëve. Ndërkohë, në rreshtim kthehet edhe Qazim Laçi, i cili mungoi në ndeshjet e kaluar për shkak dëmtimi.
LIVE SHQIPËRI-FINLANDË 2-0
35′ Muçi, 50′ Manaj
