Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Finlandës, duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”.
Në minutën e 35-të, pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve, sulmuesi shqiptar tregoi gjithë klasin e tij, duke realizuar një gol spektakolar dhe duke lënë të shtangur portierin finlandez, i cili nuk pati asnjë mundësi reagimi.
Një realizim i mrekullueshëm nga Muçi, i denjë për çmimin “Puskás”, që FIFA ia akordon golit më të bukur të vitit. Shqipëria kalon kështu në avantazh 1-0, në një moment vendimtar të takimit.
Shqipëri-Finlandë, pjesa e parë
35’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Shpërthen festa në “Air Albania”. Ernest Muçi shënon një supergol me të jashtmen, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit.
33’- Tjetër pritje spektakolare nga portieri i Finlandës. Hradecky ndal një gjuajte të fortë të Asllanit nga jashtë zone.
32’- Kartoni i parë i verdhë. Ndëshkohet Walta te Finlanda, për ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt.
29’- Tjetër tentativë nga larg e Ernest Muçit, por Hradecky e ndal pa shumë probleme.
23’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë, me Asllanin që i afrohet golit të avantazhit, por gjen një pritje të shkëlqyer nga portieri mik.
22’- Ernest Muçi teston portierin e Finlandës me një gjuajtje nga jashtë zone, por pret Hradecky.
18’- Aksion shumë i mirë nga Shqipëria. Laçi shtyn përpara dhe pason për Pilon, i cili nuk e mbyll dot aksionin. Topi ndalet në zonë nga miqtë.
12’- Ndërhyrje vendimtare nga Pilo në zonë. Mbrojtësi i majtë largon një top të rrezikshëm të Finlandës.
10’- Rrezikon Finlanda. Kallman provon me kokë, por shkon jashtë.
5’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. E ekzekuton Kristjan Asllani, por pa sjellë asnjë rrezik në portën e finlandezëve.
2’- Menjëherë rrezikshëm Shqipëria. Pilo del i zbuluar në të majtë dhe pason në zonë për Laçin, gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë, pa rrezikuar portën.
0′- Starton sfida. Luhet për fitore në “Air Albania”.
