Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për sponsorizimet, duke synuar rritjen e financimit të sportit, artit dhe kulturës përmes mbështetjes së biznesit.

Projektligji parashikon që deri në 30% e tatimit mbi fitimin të mund të zbritet drejtpërdrejt për bizneset që sponsorizojnë në këto fusha.

Ndërsa skema sipas draftit parashikon deri në 2 miliardë lekë në vit si tavan në dispozicion të financimit të artit, kulturës dhe sportit përmbi programet vjetore të buxhetit të shtetit.

Ndërsa është parashikuar edhe krijimi i një regjistri të posaçëm elektronik për të pasur më shumë transparencë mbi këto sponsorizime në të cilën do të listohen bizneset.

Ndërkohë një nismë e ngjashme është depozituar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me deputetin socialist Erion Braçe.

Edhe në këtë nismë parashikohet që bizneset që sponsorizojnë veprimtari publike në fushat e artit, kulturës dhe sportit, të cilët paguajnë tatim mbi fitimin sipas ligjit, shuma e sponsorizuar u zbritet deri në masën 30% përqind të tatim fitimit, të vitit paraardhës fiskal.

Të ardhurat nga sponsorizimi janë të ardhura të patatueshme për përfituesin e sponsorizimit.

Biznesi që nuk përfiton këtë zbritje të TVSH ka të drejtë të bëjë ankim administrativ pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve brenda 30 ditëve nga data e komunikimit nga organi tatimor përkatës.

Kundër vendimit mund të ushtrohet ankim administrativ dhe gjyqësor sipas legjislacionit në fuqi për procedurat administrative dhe gjykimin administrativ.

fitimi projektligj sponsor tatimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

14:27 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.