Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kreditë me probleme rriten lehtë në prill, për të dytin muaj radhazi

09:02 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Huatë që nuk kthehen në afat në banka shënuan një rritje të lehtë në prill për të dytin muaj radhazi, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Në prill, ky tregues arriti në 8.28%, nga 8.18% që ishin në shkurt, kur huatë e pakthyera kishin arritur në nivelin më të ulët në 11 vjet.

Rritja e këtij treguesi reflekton mosshlyerjen e huave deri në janar (bankat i raportojnë kreditë si problematike kur ato nuk shlyhen prej më shumë se tre muaj), ndërsa efektet e Covid-19 në këtë tregues nuk kanë nisur të reflektohen akoma.

Rritja e këtij treguesi është e moderuar për shkak të procesit të ristrukturimit të huasë, që filloi pas një vendimi të Bankës së Shqipërisë, që ka lehtësuar kërkesat rregullatore mbi riskedulimin e kredisë dhe ka inkurajuar bankat të ofrojnë shtyrje të pagesës së këstit të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme. Vendimi ishte fillimisht për tre muaj, për periudhën mars-maj dhe më pas është shtyrë edhe për tre muaj të tjerë, qershor-gusht.

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se për shtyrjen e parë tre mujorë janë ristrukturuar kredi me një vlerë totale prej rreth 2 miliardë euro, ose gati gjysmën e stokut të huasë të dhënë nga bankat.

Kreditë e shtyra nuk përllogariten si problematike dhe vetëm në shtator do të reflektohet i qartë efekti që ka pasur pandemia në huatë me probleme.

Guvernatori Sejko, në daljen e fundit publike paralajmëroi se mund të ketë një rritje të moskthyeshmërisë së huave në banka.

“Masat e kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë ndikuan në rënien e konsumit, investimeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve; pritet një rënie e nivelit të punësimit dhe rritje e papunësisë në vend, duke shkaktuar rënien e të ardhurave familjare dhe përkeqësimin e situatës financiare të biznesit, çka mund të sjellë dhe rritje të nivelit të kredive me probleme në sektorin bankar”, pohoi ai./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.