Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Për 10 ditë jam jashtë”! Anëtarit të grupit Avdyli ‘i del fjala’ pasi kërcënoi gardianët, gjykata e nxjerr nga qelia

11:00 / June 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjk 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Saimir Gjepali mban fjalën e dhënë gardianëve të burgut 313-të duke dalë nga qelia. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia Gjepalin, që u arrestua në vitin 2018, si pjesë e grupit Avdyli të Shijakut, të akuzuar për laboratorin e heroinës në Has.

Gjyqtari Vladimir Skënderi ka pranuar kërkesën e Gjepalit duke e nxjerrë në detyrim paraqitje. Prokuror i dosjes ishte Drini Pali. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatën e Durrësit dy ditë më parë. Gjepali së bashku me Hekuran Hoxhën, të njohur ndryshe si “Roni i Shijakut” së bashku biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) akuzohen për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has.

Por për cfarë u akuzua tjetër Saimir Gjepali?

Në 16 qershor 2018 nga policia e Durrësit u ushtrua kontroll tek banesa e Saimir Gjepalit, njërit prej të pandehurve të dosjes 339 në Shijak, ku u gjetën dhe sekuestruan 149 gram kokainë, një peshore elektronike, dy armë automatike, një armë pistoletë, një armë gjahu, një pistoletë sportive, një sasi municioni dhe një automjet i blinduar, raporton report tv.

Nga përgjimi i bisedave që Saimir Gjepali bëri me familjarët e tij, rezultoi se i udhëzoi që të hidhnin lëndën narkotike dhe pistoletën që i mbante në banesën e tij, duke iu thënë që të mos e hapnin derën e dhomës, ku ndodheshin këto sende. Më tej Gjepali porosiste gruan e tij se nuk duhet të hapte derën e barakes pasi aty kishte dy automatikë kallashnikov.

Për më tepër, Gjepali e porosiste që dy kallashnikovët t’i hidhte tek pulat. Për të gjitha këto akuza ai mbahej në paraburgim te 313-ta.

Por cfarë ndodhi në 21 maj 2020?

Në burgun 313 grupi i Shijakut ku bën pjesë dhe akuzohet si i përfshirë edhe Saimir Gjepali u përplasën me gardianët e burgut në datë 21 maj në mesnatë. Shkak ishte fakti se nga kontrollin blic që bëri policia e burgjeve në qelinë e grupit të Shijakut, ku ishin Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli dhe Saimir Gjepali u gjet një telefon celular.

Pas kundërshtimit dhe forcë dhe ofendimeve, anëtarët e grupit Avdyalaj kërcënuan grupin e policëve, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte deklarata se njërit prej anëtarëve drejtuar efektivëve se “Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”. Dhe në fakt kështu ndodhi. Saimir Gjepali doli nga qelia, pasi gjykata pranoi që të ndryshonte masën e sigurisë, pavarësisht akuzave për grupin ku akuzohet se bën pjesë dhe asaj që iu gjet në shtëpi gjatë kontrollit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.