sh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pasditen e sotme një video nga Berati, ku shihet sipas denoncimit bashkëshorti i drejtoreshës së shkollës “7 Nëntori”, Eftali Mboqe, që dhunon dy të moshuar.
Video është e rëndë, ndërsa bashkëshorti i drejtoreshës së shkollës që sipas mesazhit është militante e flaktë e PS nuk kursehet ndaj dy 75 vjeçarëve. Ai qëllon me grushta e mjete të forta të atin dhe nënën e moshuar të qytetarit që i ka dërguar mesazhin Berishës, ndërsa ky i fundit thekson se ka bërë disa denoncime në Polici por ajo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
DENONCIMI I BERISHËS – VIDEO:
I forti i Edvin Droges terrorizon nje çift te moshuar!
Edvini publikon ne FB hotelin e te fortit te tij!
Kjo per te fortin eshte liçence per te dhunuar dy te moshuar.
Narkopolicia paguhet per te heshtur!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon prekese te qytetarit dixhital. Sb
Zoti Sali Berisha une qe po te shkruaj jam nje qytetar nga Berati dua te denancoj burri i nje drejtoreshe shkolle ne Berat Eftali Mboqe militante e PS ka dhunuar prindrit e mi 75 vjeç do ju dergoj dhe filmimet respekte
shikoje zoti Sali burri i drojtoreshes se shkolles 7 NENTORI BERAT si me dhunon prindrit drejtoret E EDI RAMES kemi bere 12 kallezime dhe policia e shtetit te Edi Rames na ka lene ne meshir te fatit se nuk mer masa se eshte e shoqja drejtoresh dhe militante te PS Mavi respekte
zoti Sali kemi dy vjet se po na dhunojne se kan bere nje hotel nuk kane pune dhe na thone se e kemi fajin ne dhe na thone se kemi Edi Ramen qe na mbrone Edi Rama ja ka hedhur dhe ne fejsbuk kete hotel ne Berat na kan thyher dhe xhamat e makines policia ka frike nga kjo drejtoresh
deshen te benin nje ure pa leje dhe ne lajmeruam policin dhe ata nuk i lane dhe po na dhunojne ketu e 2 vjete
kemi bere 12 kallezime dhe asgje policia e shtetit e koruptuar
ju lutem jemi familje puntoresh shikojme punen tone na ndimoni ju lutemi respekte
