Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Mediet e huaja jehonë dasmave shqiptare/ Covid mban ‘peng’ dasmën e drejtoreshës së burgut të grave, ajo rrëfen si e ‘ndau’ pandemia nga i fejuari në Itali

22:36 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elona demollari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të pandemisë së korornavirusit shumë çifte nuk kanë mundur të kurorëzojnë dashurine e tyre. Në vendin tonë prej Covid shumë çifte kanë anuluar dasmat, ose i kanë organizuar me një numër të pakët të ftuarish. Kjo përpos mosrealizimit të ëndrrës së çiftit për një dasëm madhështëore, ka dëmtuar rëndë dhe industrinë e këtyre eventeve.

Mediet e huaja i kanë dhënë jehonë dasmave shqiptare të cilat shkruajnë se në Shqipëri dasmat tradicionale janë shumë të rëndësshme, ku mblidhen me qindra të ftuar të cilët vallëzojnë dhe festojnë gjatë gjithë natës, shkruan newsbomb. Në medien e huaj  ‘uk.news.yahoo’ ka rrëfyer historinë  e saj nusja shqiptare Elona Demollari, e cila mezi pret që të veshë fustanin e bardhë dhe të kurorëzojë dashurinë e saj me personin e zemrës.

Demollari, 31 vjeç, ish-gazetare dhe ish-zëdhënëse e Avokatit të Popullit, tashmë drejtoresha e burgut të grave, ka treguar se në dasmën e saj kishte menduar të ftonte rreth 300 persona. Por Demollarit i duhet të presë më shumë kohë pasi ndodhet larg të fejuarit, sepse ai ka mbetur në Itali prej pandemisë. Sakaq edhe motra e saj jeton në Kanada. Kësisoj Demollari e ka të pamundur ta realizojë dasmën e saj së shpejti. Megjithatë edhe pse në një situatë të tillë, ajo nuk ka hequr dorë dhe ka nisur përgatitjet për dasmën, teksa po shikon fustanet e nusërisë në një kompani eventesh në Tiranë. Sakaq, për medien e huaj ka folur edhe Amarda Toska e cila merret me eventet të tilla. Ajo ndër tyë tjera ka theksuar se koronavirusi është ‘armiku’ i këtyre eventeve. “Ne shqiptarët jemi njerëz shumë energjikë, na pëlqen të festojmë, na pëlqen muzika, të festojmë me zë të lartë dhe me një numër të madh të ftuar”, është shprehur Toska.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.