Për shkak të pandemisë së korornavirusit shumë çifte nuk kanë mundur të kurorëzojnë dashurine e tyre. Në vendin tonë prej Covid shumë çifte kanë anuluar dasmat, ose i kanë organizuar me një numër të pakët të ftuarish. Kjo përpos mosrealizimit të ëndrrës së çiftit për një dasëm madhështëore, ka dëmtuar rëndë dhe industrinë e këtyre eventeve.
Mediet e huaja i kanë dhënë jehonë dasmave shqiptare të cilat shkruajnë se në Shqipëri dasmat tradicionale janë shumë të rëndësshme, ku mblidhen me qindra të ftuar të cilët vallëzojnë dhe festojnë gjatë gjithë natës, shkruan newsbomb. Në medien e huaj ‘uk.news.yahoo’ ka rrëfyer historinë e saj nusja shqiptare Elona Demollari, e cila mezi pret që të veshë fustanin e bardhë dhe të kurorëzojë dashurinë e saj me personin e zemrës.
Demollari, 31 vjeç, ish-gazetare dhe ish-zëdhënëse e Avokatit të Popullit, tashmë drejtoresha e burgut të grave, ka treguar se në dasmën e saj kishte menduar të ftonte rreth 300 persona. Por Demollarit i duhet të presë më shumë kohë pasi ndodhet larg të fejuarit, sepse ai ka mbetur në Itali prej pandemisë. Sakaq edhe motra e saj jeton në Kanada. Kësisoj Demollari e ka të pamundur ta realizojë dasmën e saj së shpejti. Megjithatë edhe pse në një situatë të tillë, ajo nuk ka hequr dorë dhe ka nisur përgatitjet për dasmën, teksa po shikon fustanet e nusërisë në një kompani eventesh në Tiranë. Sakaq, për medien e huaj ka folur edhe Amarda Toska e cila merret me eventet të tilla. Ajo ndër tyë tjera ka theksuar se koronavirusi është ‘armiku’ i këtyre eventeve. “Ne shqiptarët jemi njerëz shumë energjikë, na pëlqen të festojmë, na pëlqen muzika, të festojmë me zë të lartë dhe me një numër të madh të ftuar”, është shprehur Toska.
