Sot në mbrëmje, Italia rifillon futbollin pas një ndalese prej tre muajsh si pasojë e koronavirusit. Do jetë radha e ndeshjes gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë nisen disi më të avantazhuar për shkak të barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në San Siro. Megjithatë, ndërprerja e gjatë, sfida pa tifozë, mund t’iu japë mundësi edhe kuqezinjve të tregojnë veten.
Në lidhje me sfidën ka folur edhe ish-sulmuesi Filipo Inzagi që është aktivizuar me të dyja skuadrat. Sot Inzagi është trajner i Beneventos në Serinë B, megjithatë tregon se si ish-futbollist është i nxehur me Ronaldon dhe Mesin për shkak se për shkak të golave që shënojnë, aid he Raul duket sikur kanë shënuar shumë pak në Kupa.
“Shpresojmë që topi të na sjellë optimizëm. Në ditët më të vështira nuk mund të mendohej për të luajtur, pasi mendja ishte te lutjet. Shpresoj që situate dramatike të ndikojë edhe në botën e sportit, duke ridimensionuar shifra absurd. Është koha të reflektojmë dhe të bëhemi më shumë humanë. Tani mezi po pres të ndez televizorin dhe të shoh ndeshjen mes Juventus dhe Milan. Nuk do të jetë si ndeshjet e tjera.
Do të ketë shumë të panjohura pasi askush nuk mund të jetë 100%. Juventusi është favorit, por në të tilla gara gjithçka mund të ndodhë. Më vjen keq që nuk do të kemi një përballje Ronaldo-Ibrahimoviç. Ronaldon e sjell si shembull në dhomat e zhveshjes. Por, jam pak i nxehur me atë dhe Mesin për shkak se për faj të tyre, unë dhe Raul duket sikur kemi shënuar pak në Kupa”, u shpreh Inzagi.
