Elton Puci, administratori i biznesit të makinave me qira “Car Rent Albania”, që zotëronte Hekuran Billa, i cili u ekzekutua një natë më parë, ka ndarë një dedikim për këtë të fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Puci e quan ‘daja’ Billën, dhe shkruan se I është këputur shpirti kur ka marrë vesh lajmin për vrasjen e Hekuranit.
“Daja” allahu te meshiroft zoti te dhent xhehnnetin tu beft dhe i leht ma kepute zemren sa shpejt ike 😭😭😭,”– shkruan Puci krah fotos së Billës, i cili shihet mjaft i qeshur.

