Ky aks rrugor kalon ne Qarkun e Tiranës, në njësinë Administrative të Zall Bastarit e cila përbëhet nga fshatrat Ferraj, Brar, Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murrize, me një popullsi prej 6525 banorë. Nëpërmjet tunelit të Murrizit rruga kalon në territtorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Xibër Murrize, Shkallë, Fshati Fshat, Plani i Bardhë, me një popullsi rreth 21 mijë banorë.
Pas daljes nga tuneli i Qafë Buallit rruga kalon në Bashkinë Bulqizë me një popullsi rreth 41 mijë banorë. Në afërsi të urës së Cerenecit rruga kalon në gjurme të re , në të djathtë të fshatit Shupenzë e më tej në Gjoricën e Poshtme e përfundon në Bllatë.