Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Raporti ndërkombëtar / Si shpëtoi shtanga kuqezi nga valixhet me euro nga Bashkia e Tiranës që i çuan në Budapest

08:40 / June 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bezhani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtanga shqiptare bëhet përsëri protagoniste e ngjarjeve të çuditshme dhe këtë herë është përfshirë në një raport të përpiluar të avokatit të njohur kanadez Riçard MekLaren. Personi i cili ndërtoi raportin e famshëm për ËADA kundër sistemit shtetëror të përdorimit të doipingut në Rusi, tashmë ka përpiluar një dokument të ngjashëm për shkeljet e panumërta të ish-presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes, Tomas Ajan, dhe një kapitull aty përmend edhe Shqipërinë.

Një prej akuzave kryesore ndaj Ajan, të shkarkuar pa ceremoni nga detyra, është keqpërdorimi i fondeve si të ishin personale dhe pranimi i pagesës së gjobave me para në dorë duke evituar bankat, në mënyrë që askush të mos kishte një ide të qartë se çfarë ndodhte në këtë federate. Shembulli konkret është ai i një pagese prej 74 mijë dollarësh që i ishte bërë me para në dorë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes në vitin 2016.

“Insidethegames” ka kontaktuar me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të FSHP, Agron Haxhihyseni dhe ky i fundit tregoi se çfarë kishte ndodhur realisht dhe pse një delegacion shqiptar kishte udhëtuar me valixhe me para nga Tirana drejt Budapestit për t’ia dorëzuar Ajan. Ai shpjegoi se tre persona kishin udhëtuar drejt Budapestit, por nuk kishte qenë një kërkesë e Ajan që të bëhej pagesa me para në dorë, por u ndodhi për çështje shpejtësie.

Asokohe, pasi katër atletë shqiptarë kishin rezultuar pozitivë në atnidoping, shtanga kuqezi u dënua me 100 mijë dollarë gjobë. Vendimi u dha në prill 2015 dhe FSHP kishte paguar pjesën e pare të kësaj gjobe prej 22 mijë dollarësh me transfetë bankare në nëntor të atij viti.

“Në Botërorin e vitit 2015, presidenti i Federatës Shqiptare, Elez Gjoza, nënshkroi një deklaratë që Federata do të përmbushte detyrimin për gjobën, ndaj Tomas Ajan na lejoi të merrnim pjesë në Europianin 2016 në Norvegji”, shpjegon Haxhihyseni. Rregullat asokohe parashikonin që nëse gjoba nuk paguhej brenda 6 muajsh, atëherë Federata do të vuante një vit pezullim, gjë që nuk ndodhi me Shqipërinë. Por nëse nuk do të paguante 75 mijë dollarë brenda korrikut, Çalja dhe Veli nuk do të merrnin pjesë në Olimpiadë.

“Na shpëtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës duke na dhënë paratë. Ne këmbyem paratë nga lek shqiptarë në euro dhe udhëtuam me makinë drejt Serbisë, e pastaj në Hungari. Unë i kam deklaruar paratë në të dy kufinjtë dhe kam shpjeguar me dokument nga Federata Ndërkombëtare se ishte pagesa e një gjobe. Për shkak të kursit të këmbimit, shuma ishte 73910 dollarë dhe unë kam ende faturën. E dorëzuam në zyrat e Federatës Ndërkomëbtare unë, Elez Gjoza dhe presidenti i nderit, Gudar Beqiraj. Kur u kthyem në shtëpi, treguam faturën për të vërtetuar se ku kishin shkuar paratë”, tha Haxhihyseni i cili ruante edhe kopjen e saj.

dokumenti

Por përse u udhëtua drejt Budapestit me makiinë? “Nuk mund të kryenim një transfertë bankare se do të na kërkonte shumë kohë”, shpjegoi ish-zyrtari i Federatës. “Bordi i FSHP vendosi që duhej të paguanim me para në dorë ndaj udhëtuam me makinë drejt budapestit, paguam dhe morëm një faturë nga sekretarja e Ajan. Ai nuk na kërkoi që të bënim pagesën me para në dorë, asnjëherë”, ishte shpjegimi i tij për këtë udhëtim të çuditshëm të valixheve me euro drejt Budapestit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.