Një 13-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme, pasi është përplasur nga një makinë. Ai është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI
Në datë 13.06.2020, reth orës 11:15, tek “Top Chanel”, mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
