Kjo e shtunë vendosi një rekord të ri të numrit të të infektuarve në Shqipëri, me 48 raste të reja, shifër kjo që nuk është regjistruar as në kohën e pikut.
Kjo shifër dhe ajo e shtimit të numrit të të shtruarve në spital kanë kthyer vëmendjen në rikthimin e masave të izolimit. Por a do të ndërmerret një gjë e tillë?
Mjeku i njohur Tritan Kalo në një postim në profilin e tij flet për një rimbyllje të padëshirueshme dhe të pamundur, por “ecja e kujdesshme para është plotësisht e mundshme”.
