Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Dr Areti Beruka thotë se komiteti teknik nuk është për kthim mbrapsht por duke parë papërgjegjshmërinë e njerëzve nuk do të ketë tolerancë për masat administrative.
“Ne nuk jemi për kthimin mbraposht po ndjekim me qetësi të menaxhojë këtë sitautë, prandaj po themi toleranca ndaj shkelësve të protokolleve për zbatim do të jetë tolerancë zero. Jo mbyllja, po tolerimi do jetë zero”, tha ajo.
Për Berukën rritja e rasteve është e pritshme por numri i lartë vjen dhe nga moszbatimi i protokolleve. “Rritja e rasteve ishte e pritshme në momentin kur popullsia nga izolimi total do të shkonte drejt hapjes. Ashtu sikurse në më shumë se tre muaj ishte bashkëpunimi pozitiv i qytetarëve për suksesin e administrimit të gjithë kësaj epidemie, në këto dy javët e fundit dhe ju jeni koshient që moszbatimi i protokolleve dhe rregullave strikte lidhur me zbatimin e distancës, maskave dorezave dhe rregullave qytetarë mesa duket janë shkelur”, tha ajo në News 24.
Ndërkaq Beruka thotë se dhe strukturat shëndetësore kanë neglizhuar masat, nisur nga shtimi i rasteve në bluzat e bardha gjithashtu. “Dhe në strukurat shëndetësore është neglizhuar respektimi i masave, gjithë personeli mjekësor është i furnizuar me masat mbrojtëse. Dhe personeli mjekësor është pesë e kësaj popullate. Mosrespektimi i rregullave nga të gjithë strukturat sjell këtë rezultat. Për të mos thënë që është shprehur që në fillim që strutkruat me risk të lartë janë mjekët”, tha ajo
