Një ditë më parë erdhën dhe turistët e parë në Shqipëri dhe bëhet fjalë për 189 të tillë të cilët erdhën me charter për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.
Aspak të trembur nga Covid – 19 ata shprehen se Shqipëria është një vend më i shëndetshëm . ”Do të jem e shëndetshme ka vitaminë D dhe det jam më e sigurt këtu sesa më Bjellorusi”, shton një turiste .
Shumë prej tyre i kanë mbyllur rezervimet në Janar të tjerë rishtaz .Por teksa listojnë arsyet pse zgjodhën Vlorën nuk harrojmë të përmendin natyrën , peizazhin dhe kulinarinë .
Ardhja e turistëve u përshëndet edhe nga Drejtori i Aeroportit të Rinasit, Dr. Constantin Von Alvensleben.
“Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë.”
Ndërkaq, javës së ardhshme, nga aeroporti i Rinasit, pritet të nisin fluturimet e para drejt Athinës dhe Vjenës./ TCH



