Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

PUBLIKOHET VIDEO/ Të qetë dhe me duart në xhepa! Arrestohen dy hajdutët vlonjatë që bënë kërdinë në banesa gjatë kohës së karantinës

10:34 / June 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sdsadsad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy hajdutë janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për 8 vjedhje të kryerja në muajt e fundit. Ata kanë vjedhur para cash dhe orendi me vlerë 710 mijë lekë dhe 1870 euro.

Operacioni i koduar “Orenditë” çoi në pranga R. A. 39 vjeç dhe A. B. 54 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje.

Policia ka publikuar pamjet e momenteve kur dy hajdutët të qetë, me kokën mbuluar dhe duart në xhepa futeshin në banesa për të vjedhur. Hajdutët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Në bashkëpunim me njëri tjetrin dy vlonjatët bënë kërdinë duke vjedhur madje edhe në kohën e karantinës në pandemi.

Ata vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit duke marrë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj.

Vjedhjet për të cilat akuzohen dy të arrestuarit
Më datë 11.01.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. Gj., (i cili jeton jashtë shtetit), orendi shtëpiake me vlerë rreth 100.000 lekë;

Më datë 29.01.2020, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, kanë vedhur në banesën e shtetasit K. Sh., materiale me vlerë rreth 200.000 lekë;

Më datë 12.03.2020, në lagjen “Rilindja” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. C., 1000 euro, 120.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 50.000 lekë;

Më datë 08.05.2020, në lagjen “Partizani” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. S., orendi shtëpiake me vlerë 40.000 lekë;

Më datë 10.05.2020, në lagjen “Lirimi” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases S. B., sende elektroshtëpiake me vlerë rreth 870 euro;

Më datë 17.05.2020, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit T. T., (i cili jeton jashtë shtetit), 2 televizorë me vlerë 50.000 lekë;

Më datë 20.05.2020, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases R. B., bizhuteri me vlerë rreth 100.000 lekë;

Më datë 29.05.2020, në lagjen “15 Tetori” Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. K., sende me vlerë rreth 150.000 lekë;

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/260526415256476/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.