Indeksi Global i të Dhënit për vitin 2018 tregon se shqiptarët janë “kurnacë”. Sipas të dhënave vetëm 26% e jona janë bujarë e të sjellshëm zyrtarisht.
Raporti i publikuar nga revista “Monitor” thotë se shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit. Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet e 108 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur plot 13 shkallë nga raporti i 2017.
Më mirë në rajon renditet Kosova e 66-a e 59, e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 90-ta, Mali i Zi i 116-ti, Serbia e 129-i dhe Maqedonia e 130-i. Indeksi Global i të Dhënit 2018, i publikuar së fundmi nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.
Sipas specifikimeve, 42 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 108-tët në botë. Nga ana tjetër, 28 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 64-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, 7 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu në 10-tëshen e fundit në botë për këtë indikatorë, përkatësisht të 134-ët.
