Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Pse krizat globale janë “nëna” e shpikjeve?

16:56 / June 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
http com.ft .imagepublish.upp prod us.s3.amazonaws 700x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Tom Standage*

Shpërthimi i malit Tambora në prill 1815, një vullkan në atë që është Indonezia e sotme, ishte një nga më të mëdhenjtë në histori. Një re e dendur pluhuri dhe hiri u përhap në të gjithë botën, duke bllokuar diellin dhe duke ulur temperaturat globale. Në Kinë, moti i ftohtë dëmtoi pemët, të lashtat dhe shumë kafshë. Në Amerikën e Veriut, një “mjegull e thatë” mbuloi diellin, ndërsa në Nju Jork pati reshje dëbore. Trazirat dhe plaçkitjet shpërthyen në Evropë, prodhim dhe korrje nuk pati. Çmimet e ushqimit u rritën dhe dhjetëra mijëra njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet. Kuajt ngordhën apo u vranë, pasi çmimi i lartë i tërshërës i detyroi njerëzit të zgjidhnin nëse do të ushqenin kafshët e tyre apo veten.

Kjo predispozitë e fundit bëri që Karl von Drais, një shpikës gjerman, të sajonte një mjet transporti personal që të zëvendësonte kalin: një copëz druri me dy rrota, të cilin ai e quajti Laufmaschine (fjalë për fjalë, “makinë e drejtuar”). I ulur mbi shalë, Drais e vuri në lëvizje duke vënë këmbët në tokë dhe duke e shtyrë çdo disa metra, ndërsa e drejtoi duke përdorur një levë timoni. Një drejtim demonstrues, gjatë të cilit ai udhëtoi 40 milje në katër orë, tregoi se ishte pothuajse aq i shpejtë sa një kalë dhe mund të vihej në lëvizje nga kalorësi pa shumë përpjekje. Pjesa e ndërlikuar ishte mbajtja e ekuilibrit ndërsa ecte, gjë që kërkonte ca praktikë.

Shpikja e Drais nuk e zëvendësoi kalin: moti u kthye në normalitet, duke çuar në një prodhim të bollshëm në 1817. Por pavarësisht kësaj, entuziastët vijuan ta përmirësojnë dizajnin e mjetit të ri. Kthesa thelbësore ishte shtimi i pedaleve dhe u bë në Francë në vitet 1860. Ndryshime të tjera përfshinin përmirësimin e frenave, një kornizë çeliku, rrota metalike të lehta dhe një zinxhir për t’i drejtuar ato. Nga fundi i viteve 1880, këta elementë ishin kombinuar në një dizajn modern të njohur: biçikleta.

Një shpikje e nxitur nga sfidat e një krize globale të harruar prej kohësh përfundoi duke u shpërndarë nëpër botë dhe u bë pjesë e jetës së përditshme. Çfarë risish mund të sjellë shpërthimi i koronavirusit i vitit 2020? Pandemia do të frymëzojë me siguri qasje të reja për edukimin në internet, të themi, ose shpërndarjen e dërgesave nga dronët – dhe, pa dyshim, disa ide më pak të dukshme. Kush do ta merrte me mend, në fund të fundit, se një vullkan do të çonte në shpikjen e biçikletës?

* Tom Standage është zv.redaktor i “The Economist” / “1843 Magazine” 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026

BE vendos rregulla të reja për AI, nga 2 gushti detyrohet etiketimi i përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale

16:15 / July 28, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.