Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Billës, policia kërkime për Viktor Markun, familjarët: Nuk e kemi takuar prej kohësh

18:16 / June 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Viktor Marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hakmarrja është pista kryesore që po ndjekin hetuesit që po përpiqen të zbardhin vrasjen e Hekuran Billës. Personi që po kërkohet për tu marrë në pyetje, është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, që u vra në vitin 2006 në Angli nga Billa.

“Policia ka bërë disa kërkime për 34-vjeçarin Viktor Marku në zonat veriore të vendit, por nuk e ka gjetur atë. Rezulton se ai nuk ka kaluar asnjë nga pikat kufitare për të dalë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu edhe familjarët e tij janë shprehur se kohë që nuk kanë patur kontakte me të”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç Viktor Kolës, po hetojnë edhe të afërm dhe shokë të tij, që mund ta kenë ndihmuar për të kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se në makinën Benz që kreu atentatin, ishin dy persona.

Ata e qëlluan Hekuran Billën me breshëri, ku 11 plumba e kanë kapur në trup.

Deri tani policia thotë se ka dyshime që 3 persona kanë marrë pjesë në këtë vrasje, si dhe mund të jetë përdorur një automjet i tretë për largimin e autorëve pasi dogjën makinën.

Dy persona të tjerë që dyshohen si të përfshirë në vrasje, gjithashtu nuk janë gjetur nga policia. Ata janë të njohur të Viktor Markut.

Hekuran Billa u ekzekutua teksa po priste motrën e tij, pranë një qendre tregtare në Tiranë. Skema e ekzekutimit ngjan edhe me vrasjen që iu bë Prel Markut në Angli nga Hekuran Billa, pranë familjarëve të tij.

Ndërkohë dy makinat e tjera që mendohet se bllokuan rrugën për BMW X6-ën e Hekuran Billës, rezultojnë se nuk janë të përfshira në ngjarje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.