Një ditë më parë në Kuvend kryeministri Edi Rama tha se Sali Berisha nuk mund të shkonte dot në Amerikë.
“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?”, iu drejtuar Rama, Sali Berishës në seancën e djeshme. Vetë Berisha iu përgjigj se nuk bënte vizita zyrtare jashtë vendit që kur ka lënë detyrën.
Por si qëndron e vërteta? Pasi ambasada amerikane në Shqipëri dha një përgjigje standarde, se nuk diskuton raste specifike vizash, kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit prej të cilit ka marrë këtë përgjigje:
“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:
https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm
Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.
Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”.

