Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rishfaqet Minishengeni/ Vuçiç flet për pasigurinë e Edi Ramës

21:30 / June 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev kanë vendosur ta ringjallin iniciativën e tyre rajonale të bashkëpunimit e quajtur “Minishengeni Ballkanik”. Në një video-konferencë me forumin e Delfit në Greqi, Vuçiç zbuloi faktin se Rama e urren termin “minishengen”.

Aleksandër Vuçiç: Ne kemi ndërmarrë një nismë bashkëpunimi që unë e quaj “Minishengeni Ballkanik”, por miku im Edi që është me racional dhe pragmatik është i zemëruar me këtë term sepse është përcaktim serb. Esenca e minishengenit është që të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit e mallrave në rajonin tonë. BE mbështet të njëjtat vlera për projektet e ndërlidhjes dixhitale dhe infrastrukturën mes nesh.

Edi Rama: Presidenti serb e nënvizoi shumë mirë përpjekjen tonë të përbashkët që ai preferon ta quajë minishengen, term të cilin unë e urrej. Ky është një nga këndvështrimet e ndryshme mes nesh, edhe pse njësoj besojmë në lëvizjen e lirë të qytetarëve, kapitalit dhe mallrave. Nuk është një shëtitje, por një betejë kundër stereotipeve të shoqërisë sonë dhe administratës publike.

Ish-Kryeministri Zaev tha se pret shumë nga axhenda e minishengenit, pasi stabiliteti në rajon do të forcojë gjithashtu stabilitetin në vendin e tij, shkruan Klna Plus.

Komisioneri Várhelyi paralajmëroi se në ditët në vijim do të prezantojë kuadrin e negociatave me Shqipërinë, ndërsa në Vjeshtë publikohet paketa e rimëkëmbjes ekonomike që përfshin fonde për zhvillimin e gjelbër, dixhitalizimin dhe ndërlidhjen ne Ballkanin Perëndimor.

Edi Ramës minishengeni pasigurine Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

17:54 / November 8, 2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Analiza/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

17:00 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.