Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

17:54 / November 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ferguson tha se i ka bërë përshtypje deklarata për dëshirën e përfaqësuesve të rinj për “të punuar në përmirësimin e marrëdhënieve të Serbisë me fqinjtë e saj”.

“Kjo është shumë e mirëpritur, veçanërisht në një moment kur marrëdhëniet me disa vende fqinje nuk janë në nivelin që do të dëshironim”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe, Politika.Ambasadori britanik tha se është e drejtë që prioritet i udhëheqjes së re serbe të jetë politika e brendshme.

Por, në një moment, Ferguson tha se ata duhet të flasin për tema komplekse si Kosova, pë të cilën MB dhe Serbia s’ndajnë qëndrimet e njëjta.

“Është plotësisht e qartë se nuk do të pajtohemi për çdo çështje në fushën e politikës së jashtme. Në një moment do të na duhet të bisedojmë për tema më komplekse – si normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Europian dhe Rusinë, si dhe çështje të tjera. Kjo nuk ka pse të ndodhë menjëherë, por është e rëndësishme të sigurojmë mekanizma dhe struktura efikase që do të na mundësojnë të zhvillojmë bisedime të pjekura, të bazuara në respektin e ndërsjellë”, tha ai.

Ferguson tha se “një nga gjërat që do të doja të nisja në fazën e hershme të bashkëpunimit me qeverinë e re është organizimi i një dialogu strategjik ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Serbisë”.

“Kjo është diçka që e kishim planifikuar, por e shtymë gjatë fushatës parazgjedhore. Prandaj, konsideroj se kjo është një mundësi e mirë që në fazën e hershme të mandatit të qeverisë së re të zhvillojmë bisedime të nivelit të lartë”, tha ai.

Ambasadori beograd britanik Kosova serbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

17:00 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.