Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hajdari sot në vetting, si u rrit pasuria e gjyqtares së Apelit

08:51 / June 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FB IMG 1591864243924
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vetingut për znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht. Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Fatmira Hajdari, nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Hajdari deklaronte pasuri me vlerë prej 2.7 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017 pasuria familjare është rritur me 18 herë, duke kapur vlerën e 49.3 milionë lekëve.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor të aseteve me vlerë 31.4 milionë lekë, ndërkohë që subjekti deklaron edhe 15.1 milionë lekë likuiditete bankare, 2.4 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe kursime në kesh prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 95 milionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave buron nga shitja e pasurive të patundshme në masën 31%, e ndjekur nga të ardhurat nga biznesi në masën 24% dhe të ardhurat nga qiradhënia 12%. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 14% në totalin e të ardhurave, ndërsa pagat e fëmijëve 7%. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ‘flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit.

Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të znj. Hajdari rezultoi me 5 deklarata me probleme. Subjekti Fatmira Hajdari rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara në 5 vite të deklarimit në një shumë prej 12.5 milionë lekësh. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” gabimet e shumta materiale në deklarimet vjetore, kreditë bankare në vlera të konsiderueshme si dhe një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një pallati 10-katësh në Tiranë.

Konkretisht, në deklaratat e pasurisë rezultojnë gabime të shpeshta, ku vlerat e shënuara me numra nuk përkojnë me vlerat e shënuara me fjalë, duke krijuar shpesh paqartësi për vlerat e aseteve, kredive bankare apo shpenzimeve familjare. Gjithashtu, znj. Hajdari deklaron kredi bankare ndër vite prej 30 milionë lekësh, mes së cilës edhe një kredi të marrë nga i biri në vitin 2007 në vlerën e 19 milionë lekëve -e cila gjithashtu deklarohet herë me lekë të vjetër dhe herë me lekë të rinj.

Po ashtu, nuk është e qartë nëse këto detyrime lidhen me biznesin e të birit apo kanë shërbyer për të financuar pasuritë e familjes. Në vitin 2013, djali i subjektit ka lidhur një marrëveshje, sipas së cilës në këmbim të truallit prej 890m2 do të ndërtohet një objekt 10-katësh, ku të dyja palët përfitojnë nga 50%. Në vitin 2016, Hajdari deklaron se pjesa e tyre e investimit përveç truallit është edhe 204 mijë euro- pa shpjeguar burimin e këtyre parave dhe kohën e investimit.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik. BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.