Një maturante nga Gjirokastra nuk ka arritur të hyjë në provimin e matematikës për shkak se është diagnostikuar me COVID-19. Ajo është vetëizoluar së bashku me familjen, pasi është konfirmuar pozitive me koronavirus. Mësohet se adoleshentja është urdhëruar të mos marrë pjesë në provimin e matematikës.
Sot mijëra maturantë u janë drejtuar bankave të shkollave për të zhvilluar testin në lëndën e Matematikës. Drejtoritë e shkollave morën masa për matjen e temperaturës tek nxënësit. Këta të fundit por edhe stafi, ishin të pajisur me maska dhe doreza për shkak të COVID-19.
