Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edhe 30-vjeçarë nga Tirana në spital me Covid. Specialistët: Virusi nuk është dobësuar

18:28 / June 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pediatria qsut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në spital po shtrohen edhe mosha të reja, të prekur me Covid-19. Mjekja e Spitalit Infektiv, Migena Qato thotë se në pavion po marrin ndihmë edhe të rinj të moshës 30 vjeç.

“Sigurisht që edhe moshat e reja nuk po mungojnë tek të hospitalizuarit, ndaj mosha nuk po paraqet më një faktor riskues nga njëra anë, por edhe lehtësues nëqoftëse mendojmë për pjesën tjetër”.

Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjeç. Të shtuar për shkak të komplikacioneve nga Covid janë 50 persona, një rritje e ndjeshme në krahasim me dy javë më parë, ku numëroheshin vetëm 28 paciente. 

“Numri aktual i pacientëve që paraqiten të infektuar dhe për rrjedhojë dhe të paraqitur në urgjencën tonë, pra të hospitalizuar është evident në rritje. Në urgjencën tonë po paraqiten diku tek 10 raste”.

Mjekët specialistë thonë se virusi nuk është dobësuar. Pacientët të cilët shtrohen në spital paraqiten me të njëjtat shenja klinike si në fillim të pandemisë.

“Shenjat kryesore me të cilat ata paraqiten janë temperatura e lartë, vështirësia në frymëmarrje, që është pjesa që na preokupon më tepër nga simptomat e pacientëve. Pastaj edhe shenjat e përgjithshme si dhimbjet muskulare, artikulare, dobësia trupore, anoreksia. Shenjat klinike nuk kanë diferencë nga shenjat e para që përmendët ju, të 8 Marsit. Pacientët vazhdojnë të jenë me ankesa dhe me manifestime klinike problematike, mesatare në të rëndë”.

Ekspertët e shëndetësisë e shohin me risk të lartë shtimin e numrit të pacientëve në spital. Ata thonë se mosrespektimi i karantinës nga personat pozitivë dhe shkelja e masave anticovid po sjellin shtim të rasteve nga dita në ditë. / Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.