Një sherr midis disa personave është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.
Siç shihet dhe në video, dy persona janë përplasur fizikisht me një të ri.
Ata fillimisht debatojnë, ndërsa më pas situata përshkallëzohet dhe midis tyre nis një konflikt fizik.
Dy personat, një i ri dhe një burrë në moshë, nisin të godasin një të ri me grushte, i cili përpiqet të shmanget.
