Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ç’po ndodh me koalicionet zgjedhore?

12:52 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet vendore janë fare afër dhe në dy muajt në vijim partitë duhet të vendosin për koalicionet që do të shkojnë më 30 qershor.

Partia Socialiste në pushtet në zgjedhjet e fundit doli e vetme, por këtë herë duket se ka ndryshuar strategji. Burime nga kjo parti bëjnë me dije se këtë herë për shkak edhe të kodit zgjedhor do të kërkohet të bëhet një koalicion sa më i gjerë.

Në krahun e opozitës duket se koalicioni është më kompakt sa i përket partive të vogla, por dy partitë kryesore, LSI dhe PDIU ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre.

Ditët e fundit janë parë lëvizje që të bëjnë të dyshosh se ende nuk është përcaktuar nëse do të dalin me PD, me PS apo më vete?

Partia e Shpëtim Idrizit edhe pse thotë se është në opozitë nuk ka lënë asnjë post nga ato që ka pasur nga marrëveshja me PS, dhe më e theksuar ky bashkëpunim është në Bashkinë e Tiranës.
Pak ditë më parë qeveria ish -kryetaren e Gruas në PDIU e vendosi në një pozicion drejtues siç është Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Por ajo që ka bërë më shumë habi këto ditë është qëndrimi i LSI.

Ditën e enjte në Kuvend partia që drejtohet nga Monika Kryemadhi ishte tepër paqësore me qeverinë duke e krahasuar me atë që bëri PD, madje pati momente që deputetë të LSI kërkonin qetësi nga ana e PD kur sulmohej ministrja e Financave.

Por pasdite në Këshillin Bashkiak të Tiranës ndodhi ajo që nuk pritej.

Këshilltarët e LSI morën pjesë në mbledhje duke dhënë dhe miratim për disa nga projektvendimet.
Pas mbledhjes kryetari i Bashkisë bëri një status në Twitter ku përveç se publikoi vendimet shtoi dhe hashtagun “Tirana solidare”, një paketë që ka qenë më parë moto e LSI.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar për koalicionet, por diçka po lëviz, sidomos në kampin e LSI. Është ky një presion ndaj Bashës për reformën zgjedhore, apo do të kemi sërish një koalicion PS-LSI, kjo mbetet për t’u parë..

PD politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.