Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rritja e sigurisë rrugore, ndalohen 20 drejtues mjetesh në një javë në Tiranë

10:30 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
police 696x436 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahas masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, efektivët e Policisë Rrugore të kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë jo vetëm rrezik i shtuar për aksidentet rrugore, por edhe fenomen shqetësues për mbarëvajtjen e trafikut në tërësi.

Policia e Shtetit bëri të ditur se patrullimet dhe kontrollet janë përqendruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi, ndërsa janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme.

Sipas Policisë, janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), si dhe janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat.

Po ashtu janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, si dhe 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.