Deputetja Rudina Hajdari largohet nga Mbledhja e Këshillit Politik.
E irrituar ajo tha për mediat se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku diskutohen tendera, referuar këtu identifikimit biometrik.
“E shikoj që është e pamundur që të flitet për ndryshimet që i duan shqiptarët. Është e trishtë që unë të ulem dhe të flas për gjëra që nuk kanë rëndësi. Qytetarët presin më shumë nga ne dhe nuk presin të flasim për tenderat e identifikimit biometrik. Unë u largova nga ky takim sepse kam shumë gjëra më të mira për të bërë. Nuk mundet që të vazhdojmë të flasim për gjëra që nuk kanë rëndësi për qytetarët.”, tha Hajdari.
Tre grupet parlamentare opozitare i kanë propozuar Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi.
Sipas tyre, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në Kuvend.
Më herët, ata i kanë dërguar një draft ku i kërkojnë Kuvendit ndryshime kushtetuese që përfshin listat e hapura dhe sanksionon zonat zgjedhore.
Drafti është firmosur nga 29 deputetë, ndërsa Murrizi ka deklaruar se janë edhe deputetë të tjerë që janë dakord por nuk kanë qenë prezent për ta firmosur, mes të cilëve edhe Ralf Gjoni.
Deputetja Rudina Hajdari largohet nga Mbledhja e Këshillit Politik. Vijon…
