Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në mes të mbledhjes së Këshillit Politik, Rudina Hajdari bën lëvizjen e papritur: Nuk mund të qëndroj në një tryezë ku diskutohet për tenderat

19:05 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anëtarët e Këshillit Politik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Rudina Hajdari largohet nga Mbledhja e Këshillit Politik.

E irrituar ajo tha për mediat se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku diskutohen tendera, referuar këtu identifikimit biometrik.

“E shikoj që është e pamundur që të flitet për ndryshimet që i duan shqiptarët. Është e trishtë që unë të ulem dhe të flas për gjëra që nuk kanë rëndësi.  Qytetarët presin më shumë nga ne dhe nuk presin të flasim për tenderat e identifikimit biometrik. Unë u largova nga ky takim sepse kam shumë  gjëra më të mira për të bërë. Nuk mundet që të vazhdojmë të flasim për gjëra që nuk kanë rëndësi për qytetarët.”, tha Hajdari.


Tre grupet parlamentare opozitare i kanë propozuar Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi.

Sipas tyre, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në Kuvend.

Më herët, ata i kanë dërguar një draft ku i kërkojnë Kuvendit ndryshime kushtetuese që përfshin listat e hapura dhe sanksionon zonat zgjedhore.

Drafti është firmosur nga 29 deputetë, ndërsa Murrizi ka deklaruar se janë edhe deputetë të tjerë që janë dakord por nuk kanë qenë prezent për ta firmosur, mes të cilëve edhe Ralf Gjoni.

Deputetja Rudina Hajdari largohet nga Mbledhja e Këshillit Politik. Vijon…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.