Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I lë amanet vajzën prindërve dhe zhduket në Itali! E bija në kërkim: Fola me një grua në facebook dyshoj se ishte nëna

21:25 / June 16, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592335278 mucaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiponja Muça u zhduk në vitin 1995 nga Italia, kur ishte 16-vjeçe duke lënë pas një vajzë 2 javëshe, e cila i shpëtoi rrëmbimit dhe tentativës për t’u shitur për 300 mijë lekë, nga i dashuri i nënës. Sot Esuada është në kërkim të Shqiponjës të cilën e njeh vetëm nga fotoja. Gjatë një lidhje në skype për emisionin ‘Pa Gjurmë’, 25-vjecarja thotë se është lidhur me një zonjë, afro një vit më parë, për të cilën pretendon se është nëna e saj.

‘Unë gjyshen njoh për nënë. Ajo më ka rritur dhe fëmijët e njerkut të mamit. Unë e pata gjetur një adresë të mamit nga facebook-u dhe pastaj më bëri bllok. E gjeta rastësisht përmes një emri. Në këtë adresë ajo kishte një foto me flokë kaçurrela. Unë fola edhe në skype me mamin. Në momentin që unë flisja ajo qante dhe iku. Ajo nuk e pranoi që ishte nëna ime. Kur unë i bëra kërkesë në facebook ajo këmbënguli që të dinte kush jam. Më tha që do vinte të më takonte, por kurrë nuk më pranoi se ishte ajo. Ishte e njëjta foto tek të dyja adresat. Kishte një djalë dhe ishte e martuar në Vlorë. Shkonte dhe vinte në Itali. Unë flisja dhe ajo vetëm qante. Unë vetëm në foto e njoh. Shpresoj të jetë gjallë. Pa jetën e saj nuk dua ta shkatërroj’, tregon 25-vjecarja

Në vitin 1994 Shqiponja nga Saranda u martua në qytetin e Shkodrës me Rizanë, me të cilin mbeti shtatzënë. 6 muaj më pas ajo ndahet nga bashkëshorti dhe kthehet në shtëpinë e prindërve, aty ku jetonte nëna pas martesës së dytë. Esuada lindi më 22 janar të vitit 1995 dhe pas largimit të nënës u rrit nga gjyshja e saj.

‘Unë isha me të ndjerin tim kur më thanë se të kërkon Shqiponja në telefon shkojmë tek posta dhe na tha, vajzën ta lë në amanet ty dhe mamit. Mua më larguan. Vajza ishte 16 vjeçe kur solli në jetë mbesën. Ajo u divorcua me ish-bashkëshkortin. Ajo na tha se nuk mund të qëndronte më në shtëpi sepse kisha edhe 9 fëmijë të tjerë. Ajo u nda sepse ai kishte qenë i martuar me dy fëmijë. Ajo u kthye tek ne dhe ishte shtatzënë. Lindi në Tiranë kur ishte tek ne. Deshën t’i shisnin dhe fëmijën, pasi iku dhe jetonte me një djalë nga Tirana. Ai person donte t’i shiste fëmijën për 300 mijë lekë. Ne e morëm vajzën në shtëpi, mbesa sot është 25 vjeçe. Unë e rrita me vështirësi’. tha ajo.

Duke qenë një familje e madhe me shumë fëmijë, jeta ishte shumë e vështirë dhe Shqiponja vendos të emigrojë drejt Italisë me skaf kur ishte 16 vjeçe. Disa ditë më pas, Shqiponja telefonon familjarët me një numër gabime dhe u tregon atyre se ndodhej në Romë të Italisë duke iu lënë amanet vajzën.

‘Shqiponja u largua sapo vajza u bë dy javëshe. Blemë një lopë me borxhe për të rritur mbesën me qumësht. Ajo nuk tregonte se me kë jetonte. U largua drejt Italisë. U nis me skaf dhe tre javë më pas na mori në telefon, një i njohur i ynë dhe na tha se jetonte në një hotel në Itali, madje kishte ndërruar emrin nga Shqiponja në Zamira. Një person erdhi nga Italia dhe na tha se Shqiponja punon në rrugë dhe se bashkë shkonin në lokale nate. Atë person e kishte çuar vajza. Ai e njihte vajzën time’.

Menjëherë familjarët bënë denoncim në polici ndërsa kanë kërkuan ndihmë edhe nga Interpoli por fatkeqësisht pa asnjë rezultat. Njerku, me të cilin ajo pati marrëdhënie të mirë ndërroi jetë 6 vite më parë pa mundur që të mësoj asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Shqiponjës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.