Ditën e sotme dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të mashtrojnë 4 shtetas që vinin nga vendet e treta. Sipas policisë mësohet se të arrestuarit janë një 29 vjeçar me inicialet B.B, dhe një shtetas tjetër me inicialet I.L 24 vjeç, të dy shtetasit jetojnë në Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të mashtrojnë shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ata akuzohen se kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë kundrejt shumës kundrejt shumës 1000 euro. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve. Ata akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.
