Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ismail Kadare thyen heshtjen dhe flet për Moikom Zeqon: Ditë zie, pse do t’i mungojë Shqipërisë

13:17 / June 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moikom zeqo1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Për Moikom Zeqon kam një mendim shumë të mirë. E kam njohur që kur ka qenë fare i ri.

Ishte nga ata që krijonte gëzim, gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata, që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”. Shkrimtari Ismail Kadare e kujton përmes këtyre fjalëve poliedrikun Moikom Zeqo, të ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

Me të lidhen edhe hapat e parë të Zeqos në krijimtarinë letrare, duke qenë se ndër botimet e tij të para kanë qenë pikërisht dy ese për romanet “Kështjella” dhe “Kronikë në gurë” të Kadaresë.

Sa i përket veprës së Zeqos, Kadare shprehet: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që e duan”. Të ritakuar disa muaj më parë, kur shkrimtarin e pyesim nëse e gjente Moikom Zeqon të ndryshuar nga ai që njihte dikur, ai përgjigjet: “Vështirë ta them. Por jo, brenda limites së gjërave nuk kish ndryshuar”, duke shtuar se ishte po ai njeri i palodhur. Kadare vlerëson edhe kontributin e Zeqos përmes zërit kritik dhe mendimit të lirë, pavarësisht përjashtimit të hershëm nga politika si ish-deputet i Partisë Socialiste.

“Ka qenë shumë i pranishëm në ngjarjet e ditës së kohës, por jeta ka ligjet e saj”, thotë ai për “Panorama.al“. Zeqo, edhe në librat e tij, si te “Laboratori i ëndrrës”, tregon për episode ku Kadare shpreh një lloj përkrahje ndaj tij si krijues i ri letrar. Lidhur me këtë, shkrimtari shprehet se një qasje e tillë i ka shërbyer edhe nevojës për të shpënë artin dhe letërsinë shqiptare përpara, përmes dashamirësve dhe krijuesve të saj.
“Letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë, që e duan artin dhe janë të lidhur me të. Dhe është ditë zie, sidomos kur njerëz të tillë largohen nga jeta”, shton më tej.

kadare1

NJOHJA E KAHERSHME KADARE-ZEQO

Shkrimtari Moikom Zeqo, pak muaj më parë, në një intervistë për “Panoramën”, rrëfeu rreth njohjes së hershme me Ismail Kadarenë.

“Për herë të parë e kam takuar në ’64-ën pranë Vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta ‘Drita’. Ende s’i kisha mbushur të 15- at. E kujtoj me atë pardesynë me paleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik.

Ishte i vetmi që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtari. Diçka që te të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe derisa u largua në Francë, unë kam qenë njeri i shtëpisë tek ai dhe po ashtu e anasjella. Edhe Kadare vinte shpesh në Durrës”, tregonte poliedriku.

Zeqo rrëfeu edhe rreth episodit, ku sjell në vëmendje përkrahjen që Kadare tregoi lidhur me honorarët e poezive të tij, që shefi i redaksisë “Drita” duhet t’i shlyente. Ndërsa i bëhet me dije se do të shpërblehej vetëm për poezitë e botuara, Kadare ndërhyn duke i kërkuar Dhimitër Fullanit që Zeqo të paguhej në total për librin e tij, i cili botohej për herë të parë./ Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.