Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit, duke shkaktuar ndërprerjen e lëvizjes së automjeteve në këtë aks rrugor.
Pavarësisht tensioneve dhe pranisë së shtuar të forcave të policisë, deri më tani nuk raportohen përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.
Policia është pozicionuar në zonë, ndërsa situata vijon të monitorohet. Protesta është thirrur përpara ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
